Rriten shifrat e viktimave dhe infektimeve me Covid-19 në Gjermani

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 16 të vdekur nga koronavirusi. Një ditë më parë u regjistruan 12 raste fatale.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,562, shkruan The Guardian.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 2.828 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 306.086. Një ditë më parë u regjistruan 2.639 raste.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme