Rritet çmimi i naftës në Kosovë, MINTI cakton çmimet maksimale të lejuara për ditën e sotme

Prishtinë | 07 Pri 2026 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se bazuar ne vendimin e datës 05.04.2026 për caktimin e çmimit maksimal, për datën 06.04.2026, çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës mbesin të njëjta sikur në ditën paraprake.

Për ditën 07.04.2026, çmimet maksimale të lejuara janë si vijon:

– Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.88  € për litër;

– Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.46 € për litër;

– Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.74 € për litër.

MINTI u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë me përpikëri vendimin e ri të marrë nga ministrja Kusari- Lila, me qëllim garantimin e një tregu funksional, të qëndrueshëm dhe në shërbim të interesit të konsumatorit.

Shkeljet e këtij vendimi do të trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Të ngjashme