Grupet rebele siriane janë tërhequr nga më shumë qytete në Ghouta Lindore, pasi qeveria po thellon okupimin në enklavën jashtë Damaskut.
Autobusët që transportonin luftëtarë, familjet e tyre dhe të tjerët u larguan nga zona të shtunën mbrëma, duke lënë qytetin e Doumës si bastionin e fundit të mbajtur me rebelë, njofton Klan Kosova.
Evakuimet ndoqën një marrëveshje midis forcave qeveritare dhe një grupi rebel lokal, Faylaq al-Rahman.
Rreth 70% e Ghoutas Lindore tani është nën kontrollin e qeverisë.
Qindra njerëz janë vrarë qëkur forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga ushtria ruse, nisën një ofensivë në territorin e mbajtur nga rebelët muajin e kaluar.
Në javët e fundit, ata kanë ndarë Ghouta Lindore në tre zona të veçantë, duke i detyruar rebelët për të negociuar tërheqjet, thekson BBC.