Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka ngritur nivelin e gatishmërisë që të ofrojë shërbime sa më cilësore për të gjithë konsumatorët të cilët furnizohen nga ky rrjet, për shkak të rritjes së konsumit nga ardhja e bashkatdhetarëve.
Njoftimi i plotë:
Me rritjen e temperaturave dhe me ardhjen e bashkatdhetarëve në pushime, dukshëm rritet dhe nevoja për ujë.
“KRU Gjakova” ka ngritur nivelin e gatishmërisë që të ofrojë shërbime sa më cilësore për të gjithë konsumatorët të cilët furnizohen nga rrjeti ynë.
Gjithashtu të angazhuar 24 orë do të jetë i gjithë stafi i “KRU Gjakova”, që të kontrollohet për keqpërdorime dhe kyçje ilegale në rrjetin e furnizimit.
Andaj lusim të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë me punëtorët tanë, që të zvogëlohet humbja e pa nevojshme e ujit të pijes dhe t’i lajmërojnë të gjithë ata persona që e keqpërdorin burimin kryesor të jetës, “Ujin”.
Bashkëpunoni duke telefonuar në:
Drejtoria-Gjakovë; 0390-320-503 si dhe 0390-330-001.
Njësia Rahovec, 049-732-789.
Njësia Prizren, 049-732-115.
Njësia e Rekës së Keqe, 049-732-567 si dhe 049-732-006.