Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në aksidentin ku është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Florije Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht me fshatin Mramor, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete”.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona – dy prej të cilëve në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.
Më vonë në QKUK ka ndërruar jetë edhe personi i tretë.