Është rritur me 80% numri i të infektuarve gjatë një jave në Itali, përkatësisht 320,000 persona janë infektuar me Covid.
Sipas të dhënave shëndetësore, numri i viktimave u rrit me 16.1%, ndërsa shtrimet në repartet e kujdesit intensiv u rritën me 13.1%.
Italia ka regjistruar 5,854,428 raste dhe 137,091 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Qeveria italiane ka në plan të zbusë masat për personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit me koronavirus.
Izolimi nuk do të kërkohet për ata që kanë marrë dozën përforcuese, janë të vaksinuar me të dy dozat apo janë shëruar nga sëmundja COVID-19 më pak se 120 ditë më parë.
Ata do të duhet të paraqesin një test negativ pesë ditë pasi kanë pasur kontakt me ndonjë të infektuar. Ndërsa të pavaksinuarit, nëse kanë kontakt me ndonjë të infektuar, do të detyrohen që të hyjnë në karantinë për dhjetë ditë.