Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, shqyrtoi propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve në këtë institucion, raporton Ekonomia Online.
Raporti është hedhur në votim për zgjedhën e 5 zëvendësve të avokatit të popullit ku me shumicën e votave është votuar.
Avokati i popullit Naim Qelaj foli për numrin e madh të ankesat që janë adresuar në zyrën e që disa prej tyre janë suke u zvarritur në procese gjyqësore.
“Këtë vit është një numër i shtuar i ankesave. Janë adresua 1612 ankesa. Ankesat vazhdojnë më qenë në numër më të madh të ankesave. Janë 456 ankesa lidhur me zvarritjen e procedurave. Këtë vit vërehet një rritje e numrit të ankesave të pranueshëm nga avokati i popullit. 939 ankesa këtë vit janë konsideruar si të pranueshëm. 261 ankesa janë për zvarritjen e provueseve gjyqësore”.
Deputetja Duda Balje, ka thënë se është shqetësues rritja e dhunës ndaj grave dhe se duhet të diskutohet seriozisht për këtë temë. “Kemi pas shumë raste të dhunës ndaj grave. Kjo duhet të jetë tema kryesore në Kuvendin e Kosovës. Ne si komision po dojm me bë një ligj për peticion. Jemi në rrugë për me gjet zgjidhje. Sa punë keni bërë ju këtë vit për personat e zhdukur?. Edhe për dhunën në shkolla ka qenë shqetësues këto kohë. Duhet vërtet një bisedim më seriozisht për këtë temë”, tha Balje.
Avokati i popullit Naim Qelaj, ka thënë se mbetët shqetësues fakti se gjykata nuk po i trajtojnë paditë.
“Na ka shqetësuar fakti se gjykatat nuk po i trajnojnë paditë. Ajo qa kemi ba këtë periudhë është që do të bëjmë një hulumtim. Kanë kaluar 22 vite dhe shumë tema do të përfshihen. Ne si institucion e kemi neglizhuar si temë duke ua lënë organizatave të shoqërisë civile. Sa i përket dhunës në familje dhe në baza gjinore vitin e kaluar kemi dal me dy raporte. Ka dështu zinxhiri i mekanizmave gjyqësor, fjala është për policin dhe prokurorin”.
“Viti 2020 -21 ka qenë më vështirë dhe nuk kemi mujt me realizua vizita në shkolla. Këtë vit kemi vazhduar me aktivitete. Janë diku 4 shkolla që kemi vizituar. Nuk është që kemi marr ankesa nga qytetarët për dhunën në shkolla. Kemi marr nga organizatat e shoqërisë civile, por jo nga prindërit. Ne si institucion jemi të gatshëm. Një raport që pres me u publiku këtë vit është se sa janë të përshtatshme kutikulat e arsimit me tregun e punës, sepse fokus të veçantë u kemi dhënë edhe fëmijëve me aftësi të kufizuara”.
Alban Bajrami nga Vetëvendosje, pyeti “A e keni trajtuar raportin e Freedom House, pasi që ky e ka cilësuar Kosovën të suksesshëm.”
Tutje avokati i popullit Naim Qelaj, ka thënë se e kanë të nevojshme shtimin e stafit edhe për tetë pozita. “Në pik referimi kemi raportin e OSBE-së, Ambasadës Amerikanë. Nuk është marr asnjëherë raporti i Fridom Haus. Ndër vite Institucioneve të avokatit të popullit i janë shtu kompetencat dhe përgjegjësit. Shumicën e vendeve të botës mekanizmi për parandalim të torturës është si organ i veçantë avokati i popullit. Duhet me u rrit edhe përgjegjësia e shtetit në raport me avokatin e popullit. Këtë vit kam ba planifikim për riorganizim të këtij institucioni. Kam kërkuar buxhet me i shtu tetë pozita, por nuk mu ka aprovu. Kërkojmë nga Qeveria t’i kushtojë rëndësi, është e nevojshme me ba këtë staf”.
Ai foli edhe lidhur me kërkesën për Veting. “Lidhur me kërkesën për Veting dhe reformës në drejtësi ne nuk kemi dal me një qëndrim. Arsyeja është se Avokati i Popullit gjithmonë reagon kur miratohet një ligj. Ne e përcjellim vazhdimisht rrjedhën e ligjeve që dërgohen në parlament. Jemi duke e vëzhguar edhe atë për Veting. Dhe do të dalim me një qëndrim. Nuk e kemi trajtu. Po e vlerësojmë dhe po i përcjellim ndryshimet që bëhen me procesin e Vetingut. Ajo çka duhet me pas kujdes në këtë segment është mos me cenu privatësinë”, tha ai.