Rritet numri i fëmijëve të infektuar me Covid në SHBA dhe Britani

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Derisa Omicron po përhapet me shpejtësi në SHBA, të pavaksinuarit janë më të rrezikuar, përfshirë fëmijët.

Numri i fëmijëve të shtuar në spital është rritur me 30-50% gjatë javëve të kaluara.

Ndërkohë, 20-25% e fëmijëve në SHBA të moshës 5-11 vjeç janë vaksinuar kundër Covid-19.

Në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 500 fëmijë janë shtruar në spital  gjatë javës së kaluar, ndërsa 109 fëmijë nën moshën 5 vjeç morën trajtim gjatë dy ditëve.

Qeveria britanike ka rekomanduar vaksinimin me Pfizer të 330,000 fëmijëve më të rrezikuar të moshës 5-11 vjeç.

Të ngjashme