Më shumë se 115 mijë njerëz kanë kaluar tani kufirin nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm polak, Pawel Szefernaker në një konferencë për media, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai u shpreh se vetëm në katër orët e fundit, 15 mijë njerëz kanë hyrë në Poloni, nga Ukraina.