Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, këto ditë po ballafaqohet me një fluks më të madh të pacientëve, kjo për shkak të gripit sezonal.
Shqipe Shkodra, mjeke në QKMF është shprehur për EkonomiaOnline se në shtimin e pacientëve ka ndikuar edhe ndryshimi i motit, dhe se më të prekurit janë moshat e shtyra.
“Është shtuar jo shumë, por deri diku. E kaluam një krizë një fazë por për momentin ka pacientë nuk janë vetëm rastet gripoze, por ka edhe raste të tjera, po mendoj rastet kronike që ne si mjekësi familjare i përcjellim por ndryshimi i kohës ka ndikuar pak tek moshat e shtyra tek sëmundjet specifike të cilat duhet me i përcjellë kohë pas kohe”, tha ajo.
Shkodra tregon që të moshuarit që përballen me sëmundje kronike, kardiovaskulare dhe ata që kanë probleme me diabet dhe me tension të gjakut.
“Më të prekur janë pleqtë ata me sëmundje respiratore, sëmundjeve të organeve të frymëmarrjes, sëmundjet kardio-vaskulare të organeve si zemra kriza hipertenzive me tensione të larta diabeti”.
Mjekja Shqipe Shkodra tregon se simptomat më të shpeshta janë, s’kuqja e fytit, hundët e zëna, kollitje temperaturë, por që ajo thotë që nuk i preferojnë terapitë me antibiotikë, por me terapi sinoptike.
“Kohët e fundit simptomat që ne po i quajmë ‘ruf’ në gjuhën e popullit, fytin e kanë të skuqur, hundët e zëna kryesisht, rrugët e sipërme të frymëmarrjes i kanë të zëna, kollitje kohë pas kohe, nga pak ethe, temperaturë. Ne shkojmë më tepër me terapi simptomatike nuk shkojmë me terapi si antibiotikë”.
Shkoddra rekomandon që për tejkalim sa më të shpejtë të gripit pacientët të pinë sa më shumë ujë, të përdorni vitaminë C, si dhe shëtitjet në ajër të pastër, dhe ngapak edhe trajtim në shtëpi, si përdorimi i inhalimeve me avull të pihet qaj kamomil.
“Zakonisht trajtohen në shtëpi janë vetëdijesuar masa, tolerojnë në shtëpi durojnë ato ankesa, duhet tu bëhet me dije që sa më shumë ujë me pi sa më shumë qajnë sa më shumë të përdoret vitaminë C, limon dhe të ekspozohen në ajër të pastër në oksigjen nga pak inhalime, unë zakonisht i këshilloj pacientët të bëjnë inhalime me avull në shtëpi me kamomil, shpërlaje e gojës me ujë krip e sodë bikarbone”, përfundon ajo.