Rritet numri i pacientëve të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

Prishtinë | 14 Gus 2021 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit është rritur numri i pacientëve të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, nga 247 sa ishin më 13 gusht, në 272 sot, më 14 gusht.

Nga 272 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 196 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 194 me oksigjeno-terapi dhe 9 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 113 pacientë të shtrirë, 76 prej tyre Covid-19 pozitivë, 96 me oksigjeno-terapi

Klinika Infektive, 72 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 159 pacientë, 120 prej tyre Covid-19 pozitivë, 98 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit, 27 pacientë

Spitali i Gjakovës, 53 pacientë

Spitali i Pejës, 26 pacientë

Spitali i Gjilanit, 29 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 9 pacientë.

Të ngjashme