Rritet numri i pasagjerëve dhe i transportit të mallrave me hekurudhë

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e transportit dhe telekomunikimit për tremujorin e parë të sivjetshëm (TM1 2019), me të dhënat mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor, dhe telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës janë 333 km binarë hekurudhorë për transport. Në tremujorin e parë të vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 30 mijë, që krahasuar me tremujorin e njëjte të vitit të kaluar (TM1 2018), numri i udhëtarëve është rritur për 65%.

Po sipas këtij raporti, transporti i mallrave me tren në tremujorin e parë të vitit 2019 është 137 mijë tonë dhe krahasuar me tremujorin përkatës të vitit të kaluar ka rritje për 80%.

Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e parë të vitit 2019 ka pasur 1 783 fluturime ose 14.29% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2018), kurse numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori është rreth 480 mijë, që në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje për 13.96%.

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/transporti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme