Rritet numri i rasteve ditore me COVID-19 në Gjermani

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 21.866 raste të reja të koronavirusit. Një ditë më parë u shënuan 18.487 infeksione.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 727.553, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 215 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 11.982. Një ditë më parë u shënuan 261 të vdekur për 24 orë.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Të ngjashme