Për të katërtën ditë radhazi, Italia ka shënuar numër të lartë të të infektuarve me COVID-19.
Me 19,037 raste të reja të premten, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 2,028,354.
Ministria e Shëndetësisë së Italisë ka njoftuar edhe për 459 vdekje të tjera, raporton AP.
Rajoni i Venetos ka raportuar numrin ditor më të lartë me koronavirus, me mbi 5,000 të infektuar.