Gjatë 24 orëve të kaluara, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 33,701 raste të reja të koronavirusit, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.
Kështu, numri i personave të prekur nga virusi i ri në shtetin me më së shumti raste në botë shkoi në 2,254,662, shkruan “CNN”.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 607 viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 119,719.
Në këto shifra janë përfshirë rastet nga 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.
Pavarësisht numrit të madh të infektimeve, presidenti Donald Trump të shtunën ka mbajtur një tubim me mijëra pjesëmarrës. Ai vazhdimisht ka kërkuar që të largohen masat kufizuese dhe të riaktivizohet ekonomia.
Shtetet e Bashkuara janë vendi i parë në botë, si për numrin e infektimeve, ashtu edhe për shifrën e të vdekurve nga Covid-19.