Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur e janë shënuar 921 raste të reja me Covid-19, në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 2,487, ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë kryer, 6,185 testime.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Shqipëri është 8,311.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Të ngjashme