Një tjetër pacient me Covid-19 ka ndërruar jetë në Shqipëri.
Bëhet fjalë për një 70 vjeçar nga Shkodra i cili po trajtohej në terapi intensive. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri, personi vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.
Kjo është viktima e 56-të në Shqipëri me koronavirus.