Mbi 60 për qind është rritur numri i vizitorëve të Kalasë së Gjirokastrës, bazuar në shifrat që janë publikuar nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare e qytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mediet shqiptare kanë raportuar se bazuar në numrin e vizitorëve në kala, në shtatë muajt e parë të vitit, i bie se qyteti që mbrohet nga Organizata Ndërkombëtare e Bashkimit Evropian për Edukim, Shkencë e Kulturë “UNESCO” e ka pasur një sezon të suksesshëm turistik.
“Shifrat e bëra publike nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër tregojnë për rritje me mbi 60% të numrit të vizitorëve për 7 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, ka shkruar Agjencia Telegrafike Shqiptare. Gjatë vitit 2017, përgjatë kësaj periudhe, numri i vizitorëve ka qenë 31.085, numër ky që sivjet është rritur në 50.481 turistë vendas e të huaj. Një prej atraksioneve kryesore në qytet është Kalaja.