Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka treguar se të gjithë pjesëtarët e këtij institucioni të cilët janë aktivë në shërbimin civil të punës dhe janë të gatshëm ta mbrojnë vendin e vet, kanë një favorizim më të veçantë për marrjen e pagës së tyre pas daljes në pension.
Në një përgjigje për Indeksonline, MFSK-ja ka treguar se pensioni i rregullt i pjesëtarëve të shërbimit civil të FSK-së dhe TMK-së është 40 përqind e pagës së përgjithshme që e kanë pasur më herët dhe se pensioni rritet për 2% më tepër.
“Pensioni i rregullt i pjesëtarëve të FSK-së është 40% e pagës së pjesëtarit në momentin e pensionimit dhe për çdo vit të shërbimit si pjesëtar i FSK-së dhe si pjesëtar i TMK-së kjo rritet për 2% por nuk mund të kalojë 60% e pagës bruto”, thuhet në përgjigjen e MFSK-së.
Ndërkaq kujtojmë se transformimi i ushtrisë në FAK aktualisht është bërë i pamundur për shkak të nevojës për ndryshimin e Kushtetutës. Ky ndryshim nuk mund të bëhet pa mbështetjen dhe votat e deputetëve serb të cilët janë deklaruar se nuk e shohin si moment të përshtatshëm diskutimin për ushtrinë e Kosovës në këtë fazë.