Rritet përdorimi i internetit në Shqipëri, kalon me 10 % mesataren botërore

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Përdorimi i internetit në vendi tonë po njeh një zhvillim të madh ku grupmosha të ndryshme e përdorin atë si mjet informimi për ngjarje të ndryshme e deri tek argëtimi. Pra përdorimi i teknologjisë po mbulon në një farë mënyre të gjitha sferat e rëndësishme të jetës së çdo përdoruesi.

Janë 63% e shqiptarëve te cilët deklarojnë se përdorin internetin, ndryshe nga dy vjet më parë ku deklaroheshin si përdorues vetëm 49% e tyre. Rritje të theksuar me 10% në përdorimin e internetit vihet re në zonat rurale.

Këto të dhëna tregojnë raportin e shqiptarëve me botën online si pjesë e anketës së realizuar nga IDRA Research & Consulting.

Në rritje shfaqet edhe numri i personave që kanë një lidhje interneti në shtëpi, nga 37% në 2016 në 44% në vitin 2018.

Një fakt interesant nga ky anketim është se përdorimi i internetit në Shqipëri e kalon me 10% mesataren botërore. Pra 63% e popullsisë në Shqipëri është përdoruese interneti kundrejt mesatares botërore që është vetëm 53%.

Zhvillimet e fundit teknologjike si tabletat, smartfonat dhe pajisjet të tjera të sofistikuara për përdorim të përditshëm janë tashmë pjesë e çdo qytetari europian dhe shqiptar kjo për faktin se teknologjia tashmë është mjeti informimi dhe komunikimi ku çdo gjë ndodh në kohë reale.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme