Vlera e Bitcoinit është rritur për 4.18 për qind të dielën, duke arritur në 50.947 dollarë.
Kriptovaluta më e madhe në botë kishte pësuar rënie në ditët e fundit, por ka filluar të ngrihet sërish.
Më 21 shkurt kishte arritur në 58.354 dollarë, por më pas pësoi rënie. Por, ka filluar sërish ngritja e kësaj kriptovalute në ditët e fundit.