Rritja e buxhetit për barna për 7 milionë euro për vitin 2018 nuk e ka përmirësuar furnizimin me barna në spitalet publike. Këtë javë spitalet kanë pasur mungesa edhe për gjëra elementare, shkruan sot Koha Ditore. Në spitalin më të madh publik, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të enjten, nuk ka pasur as sisteme infuzioni, shiringa e infuzione.
Rritja për rreth 40 për qind e buxhetit kishte sjellë premtimet se furnizimi i spitaleve me barna të Listës Esenciale do të stabilizohej.
Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë se “gjendja është më e mirë se viteve të kaluara”, por nuk kanë dhënë përqindjen e furnizimit të spitaleve.