Rritja e dhunës nuk po ndodhë rastësisht

Prishtinë | 09 Kor 2025 | 15:59 | Nga Shenoll Muharremi

Ajo po vjen si shpërthim i frustrimit të mbledhur nga bllokada politike, paraliza e institucioneve dhe, më e rënda prej të gjithave, humbja e besimit në institucione publike. Humbja e shpresës te shteti dhe te e ardhmja e vendit.

Kjo që po ndodhë nuk ka me kalu pa pasoja. Disa pasoja janë ekonomike, disa politike, disa psikologjike… por shumica janë shoqërore. Dhe kur shpërbëhet shpresa kolektive, shoqëria fillon me u çjerrë ngadalë nga brenda.

Përgjegjësia kryesore bie mbi ata që kanë më së shumti vota, pushtet e mundësi, por që po zgjedhin heshtjen e kalkuluar në vend të zgjidhjes së bllokadës.

E kur qytetarët nuk besojnë më as në sistem, as në liderë, as në parti e as në nesër e të ardhmën, atëherë dhuna fillon me u perceptu si zë i vetëm që dëgjohet.

Kjo bllokadë nuk është më një taktikë politike. Kjo po e ndryshon e modifikon DNA-in e shoqërisë dhe institucioneve. Sa më shumë që zgjatë, dëmet më të mëdha.

Fundja qytetarët do e kenë mundësinë e ndëshkimit në zgjedhjet e ardhshme, por disa nga dëmet do të jenë të pariparueshme.

Të ngjashme