Pas mëdyshjeve të shumta në opinion se mund të ketë mbyllje për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, burime të Telegrafit në Ministrinë e Shëndetësisë bëjnë me dije se nuk do të mbyllje të vendit.
Pas rritjes së numrit të të infektuarve, sot është mbajtur edhe mbledhja e Komitetit për vlerësim të situatës epidemiologjike.
Në këtë mbledhje u tha se duhet të vazhdohet me disiplinë dhe të respektohen masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ndryshe, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në mbledhjen e sotme të Komitetit për vlerësim të situatës epidemiologjike tha se këtë javë ka rritje të rasteve COVID-19 për 26 për qind.
Ai tha se duhet të vazhdohet me disiplinë dhe të respektohen masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Në vlerësim të masave apelojmë respektim dhe ndërmarrje të masave për menaxhim të infektimit me COVID-19. Është e domosdoshme të respektohet nga të gjithë ajo që është proklamuar maska distanca ajrosja e lokaleve. Ne duhet ta vazhdojmë bërjen deri në fitoren përfundimtare do qëndrojmë me sukses edhe kur vendet tjerë me sistemet të avancuar duket se janë dorëzuar para pandemisë humbja për ne nuk është opsion përballja me pandeminë duhet të jetë opsion. Parandalimin deri më tani pati sukses duhet të vazhdojmë me disiplinën ka furnizime të caktuara që në këtë fazë duhet të rritet”, tha Zemaj.
Ai ka ftuar institucionet vartëse që të vazhdojnë me disiplinën deri në ardhjen e vaksinës antiCOVID-19.
Ndërkohë, që theksoi se është bërë e qartë që vaksinën nuk do të marrin nga shteti serb dhe Rusia.