Rritja e pamjaftushme ekonomike dhe inflacioni i lartë kanë rritur shkallën e varfërisë

Prishtinë | 05 Tet 2024 | 11:46 | Nga Egzon Kastrati

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022 kemi një trend të madh të rritjes së çmimeve, ky problem ka ndikuar shumë në buxhetin e familjeve kosovare.

Proklamimet e qeverisë për rritje ekonomike janë aq cinike sa edhe naive se çfarë po i shërbehet këtij populli. Rritja e inflacionit me mbi 23% dhe e të mirave esenciale me mbi 50%, duke matur indeksin e çmimeve të konsumit për një shportë fikse të mirave bazike kanë rritur në mënyrë drastike koston e jetesës dhe kanë pasur ndikim në varfërimin e qytetarëve çdo ditë e më shumë bazuar në statistika .

Pagat rriten nominalisht 17% sipas qeverisë, ndërsa çmimet mesatarisht 23% deri në 50%, kështu që sipas kësaj kostoja e jetesës është më e lartë. Pra, nuk kemi rritje standarde, jemi çdo ditë më të varfër, por askujt nuk i intereson.

Shumë thjesht, një bukë 0.40 është rritur në 0.60, pra kemi një rritje 50% të çmimeve.

Një porcion mesatar i ushqimit nga 2-2,5 është 4-4,5, kështu që një rritje 100% është fjala për mirat bazike me të cilat çdo punonjës dhe çdo anëtar i familjes përballet si rutinë e përditshme.

Merrni parasysh trendin që ky vend po ecën me trend linear dhe në situata të larta dhe eksponenciale qytetarët e Kosovës do të ballafaqohen me situata oportuniste për të sakrifikuar diqka për të siguruar ushqimin esencial .

Nëse kemi parasysh mosnjohuritë ekonomike, mungesën e veprimeve institucionale dhe mungesën e politikave të mirëfillta, atëherë rrugëdalja mbetet migrimi.

“Nuk mbahet shteti më popullizma por politika të mirëfillta ekonomike me implikime në mirëqenje të qytetarëve.
Koncentrohuni!

Të ngjashme