Inflacioni (rritja e çmimeve) nga marsi 2021 në mars 2022 është plot 10%! Pra, çfarëdo “rritje ekonomike e pashembullt prej 10%” thjesht barazohet në zero nga rritja e çmimeve 10%.
Shto këtu mosrritjen e rrogave në sektorin publik e atë privat për asnjë cent këto 12 muaj.
Rritja ekonomike vjen nga investimet kapitale që ndërtojnë pasuri shtetërore që gjenerojnë të hyra për dekada, nga zvogëlimi i burokracisë e pengesave për biznes, nga normat e ulëta tatimore, nga avancimi i arsimit e i shëndetësisë.
Kështu rritet prodhimi vendor i produkteve dhe shërbimeve, rriten pagat, rritet mirëqenia dhe qytetarët jetojnë me dinjitet pavarësisht qeverisë e jo të varur nga pagesat sociale nga “zemëgjerësia” e qeverisë.
Kjo vlen pavarësisht cila parti udhëheqë qeverinë. Kjo është e vetmja zgjidhje afatgjatë.