Rritja e rasteve me COVID-19, kryetari i Gjakovës ndërmerr masa të reja

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Për shkak të situatës së krijuar në komunën e Gjakovës si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19, kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, ka ndërmarr disa masa.

Në njoftimin e publikuar në faqen e Kuvendit Komunal të Gjakovës thuhet:


– Ndalohen te gjitha takimet fizike të administratës komunale me të gjitha palët e interesuara.

– Të gjitha kërkesat e palëve të jashtme, duhet të adresohen në mënyrë elektronike. Administrata komunale obligohet që të ju kthejë përgjigje qytetarëve dhe të gjitha palëve të interesuara poashtu online.

– Shërbimi i tatimit në pronë dhe ai i ofiqarisë do të jenë të hapura për qytetarë, në përputhshmëri me udhëzuesin për masat ndaj COVID-19.

– Qytetarët që hyjnë brenda objekteve të administratës së komunës, obligohen të jenë të pajisur me mjete mbrojtëse. Në të kundërtën nuk do t’iu lejohet hyrja brenda objekteve për të marrë shërbimet.

– Inspektorati i Komunës bashkë me Policinë e Kosovës duhet të vazhdojnë inspektimet rigoroze lidhur me respektimin e masave kundër virusit, në të gjitha institucionet publike, ato private si dhe në hapësira publike.

Zbatimi i këtyre masave fillon nga dita e nesërme, më datë 28.10.2020. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të komunës tonë që t’iu përmbahen këtyre masave!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme