Rritja e rasteve në Kosovë, qytetarët shkojnë për t’u vaksinuar me dozën e tretë

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 09:58 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rritja e rasteve kohëve të fundit, ka bërë që qytetarët t’i mësyjnë Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prishtinë për t’u vaksinuar me dozën e tretë kundër Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Ka të atillë që kanë shkuar për t’i marrë vaksinat kundër gripit sezonal.

E për t’u imunizuar me dozën e tretë është edhe Halit Krasniqi nga Prishtina. Ndonëse thotë se nuk është infektuar me Covid-19, ai është vaksinuar me dy dozat paraprake.

“Dy vaksinat i kom marr edhe të tretën kom ardh me marr. kom kalu mirë, po e ndjej veten mirë. Pak temperaturë kollitje. Unë se kum pas covidin kurrë”.

E një tjetër është imunizuar nga kampin e KFOR-it. Enis Sopjani ka thënë se vaksinimi ka shkuar mirë dhe se është vaksinuar me dy dozat.

“Vaksinën e kom marr në KFOR. Mirë ka shkuar procesi pak kom pas ethe po përgjithësi u kanë mirë. Dy dozat i kom marr”, ka thënë ai.

Ndërkohë numri i rasteve aktive në nivel vendi është 9771.

Në 24 orët e fundit, në Kosovë ka vdekur një person si pasojë e COVID-19 e janë shënuar 2708 raste pozitive.

Të ngjashme