Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Hotelerisë për tetorin 2025, të cilat tregojnë një rritje të dukshme të vizitorëve krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024.
Gjatë tetorit 2025, hotelet në Kosovë pritën gjithsej 60 737 vizitorë, që paraqet një rritje prej 5,5% krahasuar me tetorin 2024. Prej tyre, 40,2% ishin vizitorë vendorë, ndërsa 59,7% vizitorë të huaj.
Numri i net-qëndrimeve arriti në 142 672, me 48,1% nga vizitorët vendorë dhe 51,9% nga të huajt.
Rajoni me më së shumti vizitorë vendas ishte Peja, me 7 878 vizitorë dhe 29 160 net-qëndrime. Rritje të dukshme të vizitorëve vendorë pati në Prishtinë (+107.4%) dhe Prizren (+27.3%), ndërsa rënie u shënua në Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj.
Në mesin e vizitorëve të huaj, numri i tyre arriti në 36 283, duke shënuar një rritje prej 5,2% krahasuar me një vit më parë. Shumica e tyre vinin nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.