Rusia ka shënuar rritje rekorde ditore të infeksioneve me Coronavirus.
Numri i rasteve të COVID-19 në Rusi është rritur me 7,099 gjatë ditës së kaluar në 106.498 në të gjitha rajonet, njoftoi të enjten qendra e krizës anti-Coronavirus, raporton Reuters
Deri më tani, 11,619 njerëz janë rikuperuar dhe 1,073 kanë vdekur, tha qendra e krizës.
“Rusia ka regjistruar një rritje në rastet e infeksionit koronavirus në 85 rajone në 106.399 raste (+ 7.1%). Rreth 1.333 persona janë liruar gjatë ditës së kaluar dhe 11.619 gjatë gjithë periudhës. Ditën e kaluar kishim 101 vdekje duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi në 1,073”, njoftoi qendra e krizës.
Rreth 2,829 pacientë të rinj me Coronavirus (39.9%) nuk tregojnë simptoma