Rritje të numrit, ulje të moshës mesatare e pagesë të rrezikshmërisë, Ramadani i AAK-së me premtime për zjarrfikësit

Prishtinë | 11 Dhj 2025 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë se statusi i zjarrfikësve shpëtues do të rregullohet me një model të centralizuar, protokolle të unifikuara dhe me pajisje standarde dhe kushte të barabarta në të gjitha komunat.

Ramadani ka thënë se gjithashtu do të modernizohen edhe pajisjet e tyre mbrojtëse.

Ai tutje ka thënë se do të rritet edhe numri i zjarrfikësve dhe se do të ulet mosha mesatare përmes rekrutimeve të reja.

Në reagimin e tij Ramadani ka thënë se do të paguhet plotësisht edhe shtesa e rrezikshmërisë.

Postimi i plotë:

Jemi në krah të Zjarrfikësve Shpëtues

Statusi i Zjarrfikësve Shpëtues do të rregullohet me një model të centralizuar, me protokolle të unifikuara, pajisje standarde dhe kushte të barabarta për të gjitha komunat. Pajisjet profesionale dhe mbrojtëse do të modernizohen.

Numri i zjarrfikësve do të rritet sipas kritereve të popullsisë, dendësisë, relievit dhe rreziqeve lokale. Mosha e lartë mesatare do të ulet përmes rekrutimeve të reja dhe trajnimeve standarde.

Të gjitha pagesat ligjore, përfshirë shtesën e rrezikshmërisë, do të paguhen plotësisht.

Të ngjashme