Një fotografi e Mercedes-AMG E 63, ka rrjedhur online duke zbuluar dizajnin unik të tij, para debutimit zyrtar, i cili do të bëhet në mars të këtij viti në panairin e veturave në Gjenevë.
Në E-Classin e ri janë bërë ndryshime të mëdha në dizajn e teknologji, transmeton Koha.net.
Rivalit të përbetuar të BMW-së, E-Classit ka teknologjinë e re e cila asiston në vozitje do të ofrohen një varg i motorëve hibrid e elektrik.
Motorët e ri që do të ofrohen me E-Class do të jenë 2 super sportiv AMG, njëri AMG 43 dhe tjetri V8 AMG 63.
Mercedesi nuk ka zbuluar detaje të reja, kjo pritet të ndodhë gjatë lansimit të tij në panairin e veturave në Gjenevë.