Rrjeti i OJQ-ve AVONET ndanë mirënjohjet e fundvitit

Prishtinë | 24 Dhj 2017 | 08:49 | Nga

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, në një komunikatë për media bënë të ditur se  ka përmbyllur vitin, ku gjatë ceremonis së permbylljes  prezantuan shumë prej aktiviteteve të cilat janë zhvilluar në kuadër të programeve të cilat kanë qenë direkt të lidhur me interesat e qytetarëve.

AVONET, ka realizuar projekte në fushën e monitorimit të qeverisjeve lokale dhe të qendrore, monitorimin e Kuvendit të Kosovës, komisionet parlamentare, ka realizuar edhe projekte informuese në fushën për mbrojtjen e mjedisit, atë të sundimit të ligjit, parandalimin e përdorimeve të lëndëve narkotike tek të rinjtë, poashtu në fushën e sigurisë publikë AVONET ka realizuar në bashkëpunim më partneret takim dhe punëtorin në angazhimin e shoqërisë civile në vetëdijesimin e qytetarëve në parandalimin e përhapjes së ekstremizmit që shpije në radikalizëm.

AVONET, poashtu ka bërë hulumtime dhe ka adresuar tek institucionet përkatëse për të iniciuar që të fillojnë hetime. Ka bërë publike të shumta për shkeljet ligjore të zyrtarëve të qeverive lokale dhe atë qendrore.

AVONET, ndahu mirënjohje për ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë  Bajram Hasani, më motivacionin: për angazhimin e tij në përmirësimin e mjedisit afarist, mbështetja e prodhimit vendor dhe rritja e punësimit.

Ndehat Halilit neurokirurgë në Kliniken Neurokirurgjike në QKUK Prishtinë pranoj mirënjohje me motivacionin: për kontributin e tij në shërbim të humanitetit dhe ushtrimin e profesionit me ndërgjegje e me dinjitet,

Mustaf Tahiri, gjyqtarë dhe udhëheqës i divizionit penal në kuadër të departamentit të përgjithshëm në Gjykatën Themelore të Ferizaj pranoj mirënjohje me motivacionin: rritjen e integritetit të gjyqësisë dhe krijimi i besimit tek sistemi i drejtësisë dhe realizmin e objektivave të gjykatës dhe përfundimin e proceseve gjyqësore në periudhën sa më të justifikueshëm kohore.

Qazim Reka, ish komandant dhe tani zv.komandant i stacionit policor në Ferizaj, AVONET ndahu mirënjohje me motivacionin: Rritja e efikasitetit dhe përgjegjshmërinë në sigurinë e vendit dhe bashkëpunimit me media dhe OJQ.

Mimoza Pajaziti, asamblistë e Kuvendit Komunal të Ferizaj, morrë mirënjohje me motivacionin: për kontributin saj të çmuar në mbështetjen e shoqërisë civile dhe në kontributin në të drejtat e njeriut dhe të grave.

Amir Rexhepi, morë mirënjohje me motivacionin: guximin e tij politike si një i ri, i cili ishte kandidat për kryetar komunë të Ferizajt.

Blerim Gashi, biokimisë, pranoj mirënjohjen me motivacion: për kontributin si themelues i Biokimisë Klinike në institucionin të nivelit sekondar.

Besim Idrizi, gazetar ku pranoj mirënjohjen me motivacionin: për kontributin tuaj të çmuar në fushën medial, duke mbuluar aktivitet në Ferizaj.

Fatmir Karaliti, shef i hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës të regjionit të Ferizajt, me motivacionin: rritja e efikasitetit në luftimin e korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Bajram Tahiri,  pranoj mmirënjohjen me motivacionin:  për kontributin e tij në fushën e kultures.

Agim Ademi, gazetar i koha ditore, i cili pranoj mirënjohjen me motivacionin: për kontributin e çmuar në fushën media, i cili ka mbuluar aktivitet në kuadër të regjionit të Ferizajt dhe bashkëpunimin me OJQ-t, këshillat e fshatrave.

KV LUBETINI, pranoj mirënjohjen zyrtari i klubit me motivacionin: për rezultatet në garat vendore dhe ndërkombëtare, fitues i titullit të kampionit dhe fitues i kupës.

POST MORTEN, ndahet për ish gazetarin Skender Idrizi në shenj kontributit të tij në fushën media.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme