Një vetaksident ka ndodhur gjatë orës 11:40 në fshatin Budakov të Suharekës.
Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se zjarrfikesit shpëtuan 2 persona ku kishin mbetur te mbyllur në vetur.
Sipas pamjeve vetura është rrotulluar, ku edhe ka përfunduar jashtë rrugës.
“Rreth ores 11:40 min ka ndodhur një vetaksident në Fshatin Budakov ku kanë mbetur të lënduar 2 persona,intervenimi shpejt nga zjarrfikesit shpëtuan 2 persona ku kishin mbetur te mbyllur në veturë”, thuhet në njoftim.