Rron Gjinovci bën thirrje për protestë dhe bllokim të rrugëve të Kosovës deri në zgjedhje

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i ORC dhe aktivisti Rron Gjinovci, ka bërë thirrje që në Kosovë të mbahen protesta dhe të bllokohen rrugët në Prishtinë, deri të shpallen zgjedhjet e reja në vend, transmeton Gazeta Metro.

Rron Gjinovci në një postim në Facebook ka bërë thirrje që të shtunën të mbahen protesta dhe të kërkohen zgjedhjet e reja në vend.

Ai ka publikuar dy opsione, ku sipas tij, i pari ka të bëjë me mbushjen e shesheve dhe sipas llogarisë së tij, rrugët dhe sheshet e Prishtinës kanë mjaftueshëm sipërfaqe për me i akomodu dhjetëra mijëra protestues me distancë 2 metra nga njëri tjetri.

Ndërsa opsioni 2, bllokimi i rrugëve në afërsi të vendbanimit qytetarëve kudo nëpër Kosovë nga mëngjesi i së shtunës deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Kujtojmë që Gjinovci ka qenë njëri ndër mbështetësit më të mëdhenj të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Më poshtë njoftimet e tij të plota në Facebook.

https://www.facebook.com/rronigj/posts/10158151830999598

https://www.facebook.com/rronigj/posts/10158152347814598

Të ngjashme