Aktivisti Rron Gjinovci e ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për organizimin e procesit të vaksinimit tek qendra “1 Tetori”, në Prishtinë.
Ai ka thënë se po të ishte kryeministër do ta mbyllte këtë ministri.
Madje aktivisti tha se do të kishte kërkuar edhe falje për shpenzimet e deritashme.
“Me kon un kryeministër, meniher e kisha mshelë Ministrinë e Shëndetësisë dhe kisha kërku falje për shpenzimet e deritashme”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Nga orët e para të mëngjesit shumë qytetarë janë duke pritur për të marrë vaksinën kundër Covid-19.