Studentë e aktivistë bashkë nga Lëvizja Feministe Studentore, të enjten janë larguar nga ndërtesa e rektoratit me forcë nga Policia e Kosovës.
Pjesë e protestës ka qenë edhe drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci, i cili u arrestua më pas nga Policia, raporton Ekonomia Online.
Sipas pamjeve, shihet se Gjinovci është shtrirë në tokë nga forcat policore dhe më pas është kapur duke e lidhur me pranga në duar, ndërsa në video mund të dëgjohen edhe disa britma nga studentët.
Ndryshe, Gjinovci ka konfirmuar lirimin e tij nga arrestimi me një status në faqen e tij zyrtare në Facebook duke u shprehur se duhet dëgjuar kërkesat e studentëve.
“Unë s’kom kurgjo me thanë, kanë folë studentet dhe aktivistet boll, dëgjojini ato. Është koha me i ndëgju storjet e studenteve dhe kërkesat e aktivisteve që po e organizojnë protestën, e na tjerët me u solidarizu me to”, ka thënë ai.