Rrotullohet autobusi në Indi, së paku 29 të vdekur

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 29 persona kanë vdekur pasi një autobus doli nga rruga dhe u rrotullua në rajonin verior indian të Uttar Pradeshit.

Aksidenti ndodhi në orët e para të së hënës afër qytetit të Agras, rreth 336 kilometra nga kryeqyteti provincial, Lucknow.

Në autobus ndodheshin 50 udhëtarë, të cilët po udhëtonin nga qyteti Lucknow drejt kryeqytetit të Indisë Nju Delhi. Përpos të vdekurëve, në këtë aksident u lënduan 20 udhëtarë.

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Indi. Një aksident i tillë ndodh mesatarisht çdo katër minuta në këtë shtet.

Besohet se aksidenti u shkaktua në momentin kur vozitësin e ka zënë gjumi dhe autobusi doli nga autostrada, duke rënë në humnerë.

Rreth 900 persona kanë vdekur në aksidente rrugore në këtë autostradë që nga inaugurimi i saj në vitin 2012.

Ekspertët e komunikacionit thonë se aksidentet rrugore në Indi shkaktohen kryesisht për shkak të mirëmbajtjes së dobët teknike të automjeteve, vozitjes së rrezikshme dhe gjendjes së keqe të rrugëve, shkruan “BBC”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme