Arena Sportive “Anuari” në Peran të Podujevës, u godit të dielën nga rrufeja me ç’rast është dëmtuar gjysma e objektit.
Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Podujevës, Elhame Kutllovci, bashkë me ish-deputetin e Kuvendit, Fitim Haziri, e vizituan dje objektin dje kanë parë nga afër dëmtimin që ka pësuar ky objekt sportiv.
Për fat të mirë, edhe pse në momentin e goditjes në palestër kishte sportistë, askush nuk ka pësuar lëndime.
Drejtoresha Kutllovci do të ngre një komision për vlerësimin e dëmit të shkaktuar, në mënyrë që të shqyrtohen mundësitë e përkrahjes financiar nga institucionet kompetente, që ky objekt sërish të funksionalizohet.