Rruga Deçan-Plavë, Ramosaj letër udhëheqësve të shtetit

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, u ka dërguar një letër Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetares së Kuvendit duke u kërkuar zgjidhjen e një sërë problemeve në këtë komunë.

Ndër kërkesat e tij  përmenden edhe Manastiri i Deçanit dhe rruga e shumëpërfolur së fundmi, Deçan-Plavë, transmeton Klan Kosova.

“Duke qenë i bindur që jeni në dijeni, më lejoni t’iu informoj për problematikat e krijuara në Deçan dhe t’iu propozoj zgjidhjen e duhur të këtyre problematikave”, thuhet në letër.

“Komuna e Deçanit, në të cilën janë akumuluar shumë padrejtësi që janë edhe fatkeqësi për këtë qytet, të cilat e pamundësojnë zhvillimin e jetës normale e që bie ndesh edhe me konceptin zhvillimor të qytetarëve të kësaj komune dhe mirëqenies se tyre; po iu informojë për katër (4) nga këto për të mos u lëshuar në krejt materien e akteve qofshin ligje apo vendime të nxjerrura nga institucionet e Republikës së Kosovës të të gjitha niveleve”.


 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme