Rruga dytësore, mundësia e madhe e sportit kosovar

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Shumë herë është dashur të ndalet Uwe Gensheimer për të bërë fotografi, të dielën mbrëma në palestrën e vogël e të vjetër të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Lojtarë, trajnerë e sidomos tifozë që kryesisht vinin nga komuniteti i hendbollit kanë shfrytëzuar rastin për të bërë një fotografi me Gensheimerin, njërin prej hendbollistëve më të vlerësuar në botë, por edhe hendbollistë të tjerë.

Nuk ndodh shpesh që lojtarë të kalibrit më të lartë, të tillë si Gensheimeri për hendboll, të luajnë para tifozëve kosovarë.

32-vjeçari që është pjesë e Paris Saint Germainit dhe luan si alo e majtë, u paraqit para tifozëve kosovarë me përfaqësuesen e Gjermanisë në hendboll. Gjermania luajti ndaj Kosovës në kuadër të fazës së dytë eliminatore për “Euro 2020”.

Të ngjashme