Me aktivizimin për ekipin U-21 të Kosovës në barazimin pa gola ndaj Azerbajxhanit, Lirim Kastrati ka prekur nivel të ri. Ndonëse ende 18-vjeçar, ngritja në karrierë e Kastratit është jo shumë e zakonshme.
Gjithsesi, sulmuesi pretendon nivele shumë më të larta, ndërsa nëse vazhdon ngritjen me ritmin e deritashëm, atëherë vlerësohet se mund të arrijë lart, shkruan sot Koha Ditore.
Kastrati të martën luajti prej fillimit të pjesës së dytë për Shpresat (U21) e Kosovës në futboll që barazuan në udhëtim ndaj Azerbajxhanit, në kuadër të eliminatoreve për evropian. Ai ka luajtur me plot sukses edhe për U-19 të Kosovës dhe llogaritet edhe pjesë e kësaj grupmoshe.
Kishte karrierë edhe tek U-17 e kombëtares së Shqipërisë, por mbeti i dëshpëruar nga përvoja tek ajo.