Për shkak të një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, te vendi i quajtur Fusha e Pajtimit, rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim sot nga ora 12:00-14:00.
“Kjo për shkak se aty do të përdoren mjete të rënda, të cilat do të bëjnë tërheqjen e mjetit të përfshirë në aksidentin rrugor”, kështu thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Infrastrukturës.
“Policia e Kosovës do t’i orientojë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, për rrugët alternative që mund të shfrytëzohen gjatë kësaj kohe sa rruga të jetë e mbyllur”.