Ministria e Infrastrukturës dhe qeverisja lokale e Novobërdës janë pajtuar për ndërtimin e një rruge alternative, e cila do të shfrytëzohet nga kompanitë e gurëthyesve, të cilat operojnë në këtë komunë.
Kjo me qëllim që kamionët transportues të mos e shfrytëzojnë për qarkullim rrugën, e cila kalon nëpër fshatrat: Stanishor, Strazhë dhe Koretisht, të cilën e kanë shfrytëzuar deri tashti.
Banorët e fshatit Stanishor me protesta kishin kërkuar që të ndalohej qarkullimi i mjeteve të rënda, ngase konsideronin se është dëmtuar infrastruktura rrugore, por edhe ambienti, shkruan sot Koha Ditore.
Traseja e rrugës së re, e cila do të shtrihet në gjatësi prej 3 kilometrash do të kalojë edhe në toka private ku edhe do të kryhen edhe shpronësimet.