Në rrugët nacionale të Kosovës disa persona janë duke vendosur flamuj kombëtarë.
Në mesin e flamujve janë edhe disa jo fort të zakonshëm. Pëlhura është e zezë ndërsa shqiponja është e kuqe, njofton Klan Kosova.
Sipas një burimi të Klan Kosovës brenda Qeverisë, kjo inciativë është marrë nga pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”.
Ata kishin ardhur nga SHBA në luftë për çlirimin e Kosovës, ndërsa flamujt po i vendosin për përvjetorin e 20-të.
Kjo inciativë nuk ka të bëjë me institucionet shtetërore.
Flamujt janë duke u vendosur në Fushë Kosovë do të vazhdohet përgjatë rrugëve nacionale.