Rrugët kryesore të kryeqytetit janë vështirë të kalueshme për shkak të reshjeve të borës, raporton Ekonomia Online.
Për mospastrimin e rrugëve në ditën e zgjedhjeve ka pasur ankesa edhe nga qytetarët.
Megjithatë në disa rrugë të kryeqytetit siç është ajo “Ilir Konushevci” janë parë ekipet duke pastruar rrugët.
E njëjtë është gjendja edhe në fshatrat përreth.
Situatë e njëjtë duket se është edhe në komunat e tjera të Kosovës.