“Rrugët për fëmijë” tek “Elena Gjika” do të fillojë nga e hëna

| 12 Mar 2023 | 12:48 | Nga

Projekti “Rrugët për fëmijë” te shkolla fillore “Elena Gjika” në Prishtinë do të fillojë qysh nga nesër.

Këtë e ka bërë të ditur vet Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu përmes një postimi të bërë në Facebook.

Musliu gjithashtu ka publikuar edhe fotografitë e këtij projekti që pritet të realizohet.

Njoftimi i tij në Facebook:

Mirëmëngjesi Prishtinë ??

Po fillojmë me projektin e parë “Rrugët për fëmijë” tek SHFMU “Elena Gjika”, e për të vazhduar me trajtimin e sigurisë, e të mobilitetit edhe në hapësirat e tjera shkollore në Kryeqytet ?‍♂️ ? ⚠️

Të ngjashme