Rrugët për në Zveçan vazhdojnë të jenë të bllokuara, forca të shumta policore po monitorojnë situatën

Prishtinë | 25 Sht 2023 | 10:55 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit as në mëngjesin e së hënës nuk mund të hyhet e as të dilet, raporton Ekonomia Online.

Të gjitha lëvizjet janë bllokuar nga njësitet policore dhe nuk dihet ende se kur do të zhbllokohen. Të tria qasjet për në fshatin Banjskë, nga drejtimi i Zveçanit, Zubin Potokut dhe nga rruga kryesore Mitrovicë-Leposaviq, janë të bllokuara.

Aty janë parë forca të shumta policore të cilat po patrullojnë zonën dhe po bëjnë kontrolle të rrepta.

Dje, në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjkës të Zveçanit është sulmuar Policia e Kosovës, ku një polic është vrarë, një është plagosur si dhe një tjetër është lënduar.

Ndërsa, tre sulmues të grupit të armatosur që vranë policin e Kosovës u vranë, 2 nga ta u arrestuan dhe disa persona u ndaluan nga Policia e Kosovës, ku u sekuestruan edhe armë e pajisje të tjera ushtarake.

Polici Afrim Bunjaku u vra në orët e para të mëngjesit në rrugën Zveçan – Leposaviq nga një grup i armatosur e të uniformuar që kishin ardhë nga Serbia

Pas reagimit të Policisë, ky grup i armatosur ishte ngujuar në Manastirin e këtij fshati ku nga aty sulmonte edhe Policinë e Kosovës.

Përleshja e Policisë së Kosovës me grupin e armatosur zgjati gjatë tërë ditës së diel, ku më pas policia arriti të marr nën kontrollon Manastrin, ku ishin ngujuar grupi i armatosur dhe Policia konfiskoi edhe disa armë e pajisje ushtarake të këtij grupi.

Në Prishtinë u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë, pas së cilës kryeministri Kurti tha se sulmi ndaj Policisë së Kosovës është bërë nga një grup profesionistë, i uniformuar dhe i armatosur rëndë. Ai e quajti sulm terrorist aktin nga ky grup.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, tha se sulmi është kryer nga një grup profesionistë e i armatosur rëndë, duke e cilësuar terroristë sulmin e tyre ndaj Policisë së Kosovës. Vrasja e Policit të Kosovës u dënua  ashpër nga i gjithë faktori ndërkombëtarë.

Të ngjashme