Rrushi zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak dhe mbron nga diabeti

Prishtinë | 30 Nën 2024 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Rrushi është kultivuar për mijëra vjet dhe konsumuar nga shumë popuj.

Ka shumë lloje të rrushit duke përfshirë atë të gjelbër, të kuq, të zi, të verdhë e të tjerë.

Rrushi rritet në klimë të butë në të gjithë botën, duke përfshirë Evropën Jugore, Afrikën, Australinë, Amerikën Veriore dhe Jugore. Shumica e rrushit të që rritet në SHBA është nga Kalifornia.

Rrushi po ashtu ka shumë të mira shëndetësore për shkak të përmbajtjes ushqyese dhe antioksidante.

Rrushi mund të zvogëlojë sheqerin në gjak dhe të mbrojë nga diabeti

Ai përmban 23 gram sheqer në një filxhan (151 gramë). Kjo gjë që mund t’ju bëjë të mendoni nëse është një zgjedhje e mirë për njerëzit që kanë diabetin.

Rrushi ka një indeks të ulët të glycemic (GI), një përbërës që ngre shpejt nivelin e sheqerit në gjak.

Për më tepër, komponimet që gjinden në rrush mund të ulin edhe nivelin e sheqerit në gjak.

Në një studim 16-javor në 38 burra, ata që morën 20 gram ekstrakte rrushi në ditë, patën ulje të nivelit të sheqerit në gjak.

Menaxhimi i nivelit të sheqerit në gjak me kalimin e kohës bëhet një faktor i rëndësishëm në reduktimin e rrezikut e shfaqjes së diabetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme