Partia Socialdemokrate e ka shpallur sot kryeministrin e vendit, Albin Kurti veteran të rrejshëm.
Lidhur me këtë aksion, zyrtarja e PSD-së, Teutë Rrusta ka thënë në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se kryeministri po aludon që në Kosovë ka veteranë të rrejshëm.
“Ne e kemi parë kohëve të fundit që është duke u bërë një fushatë shumë e madhe sa i përket UÇK-së, më saktësisht listave, që siç i ka quajtur kryeministri janë të fryra dhe ka aluduar në veteranë të rrejshëm. Kjo është e padrejtë në shumë rrafshe. Së pari veteran i rrejshëm nuk ka kuptim bashkë. Ose je veteran, ose je mashtrues”, ka thënë ajo.
Më tutje, Rrusta tha se propagandë për luftën e UÇK-së ka pasur gjithmonë.
“Gjatë luftës kemi pasur propagandën që Serbia i quante terroristë luftëtarët e UÇK-së,. Pas luftës kemi pasur propagandën që i quante grabitës, uzurpatorë dhe krejt kjo e ka shfaqur një dimension edhe klasor”, tha më tutje ajo.